Loading…
Clark: Solana më tha se rusët janë në Aeroportin e Prishtinës, unë dërgova KFOR’in menjëherë në Kosovë
  • 12/06/2019 | 21:08

Clark: Solana më tha se rusët janë në Aeroportin e Prishtinës, unë dërgova KFOR’in menjëherë në Kosovë

Ish-komandanti super i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtuar një bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO-s.

Clark tha se kur Solana i dha lajmin se rusët ishin arritur në Prishtinë, ai tha se trupat e KFOR’it do të jenë në mëngjes në Kosovë.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori. Filloi me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: ‘Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë