Cluj është duke fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para.
Cluj e nisi ndeshjen më mirë duke radhitur disa raste para portës së Ballkanit.
Emmanuel Yeboah rrezikoi i pari, ndërsa pas tij Karlo Muhar, por për fatin e Ballkanit nuk ishin të saktë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të, kur Nana Boateng, shënoi për 1-0.
Në minutën e 32-të, Cluj fitoi penallti, por Ciprian Deac u ndal nga Stivi Frashëri priti penalltinë e tij, nga topi i kthyer sërish gjuajti Deac që ishte përballë Frashërit, por portieri ynë sërish priti gjuajtjen e tij.
Ballkani vetëm një herë gjuajti në portë në pjesën e parë.