Loading…

‘Çmenden’ temperaturat në Shqipëri, në Shëngjin nis plazhi (Video)

  • 03/04/2017 | 08:59

‘Çmenden’ temperaturat në Shqipëri, në Shëngjin nis plazhi (Video)

Edhe pse jemi në fillimin e muajit prill, rritja e shpejtë e temperaturave ka nisur të mbushë bregdetin e Shëngjinit.

Të shumtë kanë qenë vizitoret që i janë drejtuar kësaj zone turistike këtë fundjave, për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.

Në Shëngjin nuk janë vetëm banorët e zonës që po e frekuentojnë këtë bregdet, por kosovarët vazhdojnë ta kenë si një orientim kryesor të fundjavës dhe të pushimeve verore.

“Pak herët, por koha është e mirë. Kemi ardhur prej Kosovës me vizituar Shëngjinin se na ka lënë përshtypje shumë të mira. Tani është rehat për ne pensionistët. Unë e kam filluar herët, pasi në kulmin e sezonit këtu është e pamundur, tani është qetë. Do të donim që plazhi të rregullohej më herët” shprehen turistët.

Duke parë kushtet e mira atmosferike Bashkia e Lezhës ka nisur t’u japë prioritet zonave turistike, duke mundësuar shërbime shumë më herët se hapja zyrtare e sezonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë