Loading…

Çmenduri në Champions, Real Madridi përmbys Romën

  • 15/10/2026 | 11:52

Çmenduri në Champions, Real Madridi përmbys Romën

Real Madrid e ka ‘përmbysur’ Romën në ndeshjen e sontme në Champions League.


“Los Blancos” fituan në “Stadio Olimpico” me rezultat 3:4. Në fakt, loja nuk nisi hiç mirë për skuadrën e Jose Mourinho.

Romkët ishin shumë pranë një fitoreje të madhe, pasi pas golit të Kylian Mbappes për madrilenët, reaguan fuqishëm dhe kaloi në epërsi 3:1 me Marten de Roon dhe dopietën e Donyell Malen. Por,mbretërit nuk u dorëzuan. Carlos Espí dhe Endrick rikthyen baraspeshën në 3:3, duke i dhënë jetë një fundi të çmendur të takimit.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Antonio Rudiger doli në skenë dhe shënoi golin e fitores për Real Madridin, duke heshtur Olimpicon dhe duke i dhënë skuadrës së tij një triumf të jashtëzakonshëm ndaj ish-klubit të tij.

Një përmbysje e madhe e madrilenëve, që nga humbja e sigurt kaluan te fitorja në minutat e fundit, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë