Portieri i Bayer Leverkusenit, Lukas Hradecky prodhoi një moment çmendurie ndërsa shënoi ‘autogolin e shekullit’ të shtunën pasdite.
Para disa ditësh, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois bllokoi rrjetet sociale pas një gafe të madhe me kombëtaren e Belgjikës.
Courtois në ndeshje ndaj Danimarkës pranoi një gol pas një topi të kthyer nga Nacer Chadli, por reagimi i dobët bëri bujë të madhe.
Megjithatë, gafa e Courtois është harruar shpejtë pasi tani bujë të madhe në rrjetet sociale po bën portieri i Leverkusenit, Hradecky.
Një pasim mbrapa shkoi tmerrësisht keq për Hradecky, i cili me një reagim shumë të dobët e futi topin në portën e tij, duke prodhuar ‘autogolin e shekullit’.
Own goal of the century by Bayer Leverkusen goalkeeper Lukas Hradeckypic.twitter.com/tvmxzzIaCc
— AJ Kutlu (@ajkutlu_) November 21, 2020