Loading…

Çmimet e produkteve bazë shënojnë rritje për çdo vit në Kosovë deri në 100%

  • 17/11/2019 | 21:10

Çmimet e produkteve bazë shënojnë rritje për çdo vit në Kosovë deri në 100%

Për 51 për qind llogaritet të jenë rritur çmimet e produkteve bazë për një familje që nga viti 2002, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte nisur matjen e indeksit të çmimeve të produkteve të konsumit.

Për këtë periudhë 17-vjeçare, buka dhe drithërat kanë pësuar rritje pothuajse qind për qind, raporton KTV.

Të dhënat e kësaj Agjencie tregojnë për rritje të çmimit të produkteve të konsumit, si: mielli, mishi, pemët dhe disa ushqime të tjera.

Por, këto çmime tejet të larta të konsumit, sipas qytetarëve, nëse krahasohen me të hyrat mujore dhe pensionet, mbeten të papërballueshme.

Ata thonë se për të mbushur një shportë familjare me produktet elementare të konsumit, me çmimet aktuale, nuk mund të mbulohet as me pagë nga 1 mijë euro.

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës thonë se çmimet e ushqimit shpesh i tejkalojnë ato të vendeve evropiane.

Ibish Asllani, shef i Divizionit të Statistikave të Çmimeve në këtë institucion, thotë se krahasuar me tetorin e vitit të kaluar këtë vit ka pasur rritje për çmimet brenda një viti janë rritur për 2.2 për qind.

Në organizatën “Konsumatori” thonë se në këtë rritje, ndikim të madh vazhdon të ketë importimi i pothuajse 90 për qind të produkteve, si dhe inflacioni.

Ngritje të çmimeve ka pasur edhe për derivate, në ndërtimtari dhe disa kategori të tjera.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë