Loading…

Çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë që nga qershori 2011

  • 02/12/2021 | 22:30

Çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë që nga qershori 2011

Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi se çmimet globale të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011 e deri më tani.


FAO në një deklaratë ka dhënë informacione lidhur me Indeksin e Çmimeve Ushqimore që ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të shportës së produkteve ushqimore.

Sipas kësaj, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 4 herë njëra pas tjetrës në muajin nëntor.

Indeksi i Çmimeve Ushqimore muajin e kaluar arriti në 134.4 pikë duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin. Çmimet botërore të ushqimeve arritën një nivel të ri duke arritur pikën më të lartë që nga qershori 2011.

Indeksi i Çmimeve Ushqimore të FAO-s, në muajin nëntor tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë. Indeksi i Çmimeve të Produkteve të Qumështit muajin e kaluar shënoi rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Teksa rritja në çmimet e misrit ka qëndruar u kufizuar, bëhet e ditur se çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.

Indeksi i Çmimeve të Sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020. Indeksi i Çmimit të Vajit Vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë