Loading…

‘Çmimet janë rritur’, Bajrami troç Kurtin: Shifrat në letër nuk tregojnë mirëqenien e qytetarëve

  • 02/11/2026 | 18:34

‘Çmimet janë rritur’, Bajrami troç Kurtin: Shifrat në letër nuk tregojnë mirëqenien e qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, vuri në pikëpyetje ndikimin e rritjes së buxhetit dhe të ekonomisë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke thënë se shifrat nominale nuk paraqesin domosdoshmërisht përmirësim të mirëqenies, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një reagimi, ajo theksoi se prej vitit 2021 deri më tani çmimet kanë shënuar rritje prej rreth 34 për qind, çka sipas saj ka dobësuar fuqinë blerëse të qytetarëve.

Bajrami ka argumentuar se, ndonëse të ardhurat dhe shumat në euro mund të jenë rritur, qytetarët sot mund të përballojnë më pak blerje sesa para disa vitesh.

“𝐍𝐠𝐚 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭, 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟑𝟒%. Rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk e tregojnë realitetin ekonomik. Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021. Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve. Fundja sikur të kishte mirëqenie nuk e kishin lshu vendin rreth 250 mijë qytetarë nga vitit 2021”, shkroi Bajrami.

Ajo e ka lidhur argumentin e saj edhe me largimin e qytetarëve nga Kosova, duke pretenduar se rreth 250 mijë persona janë larguar nga vendi që nga viti 2021./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë