Loading…

Çmimet në qiell, Qeveria ‘çele guri gojën’ – Inflacioni për muajin shtator arrin në 7.8%

  • 01/11/2026 | 08:43

Çmimet në qiell, Qeveria ‘çele guri gojën’ –  Inflacioni për muajin shtator arrin në 7.8%

Rrogat vazhdojnë të mbeten relativisht të ulëta në Kosovë, përderisa, inflacioni vjetor në shtator arriti në 7,8 për qind, me transportin dhe shpenzimet e banimit e të energjisë ndër kategoritë që shënuan rritjet më të mëdha, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se inflacioni është rezultat i ndërthurjes së faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, duke veçuar çmimin e energjisë elektrike, mënyrën e daljes së bizneseve në tregun e lirë dhe shtrenjtimin e derivateve të naftës.

“Janë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që kanë ndikuar që ta kemi një inflacion kaq të lartë. Faktori i brendshëm është çmimi i energjisë elektrike, edhe nxjerrja e bizneseve në tregun e lirë pa një plan të mirë, të menduar, edhe pa një mundësi në një fazë të tranzicionit, se asnjë biznes nuk ka qenë kundër daljes në tregun e lirë”, ka thënë Rafuna.

Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve, Rafuna vlerëson se Qeveria duhet të përgatisë një paketë konkrete masash për të zbutur ndikimin e inflacionit, duke përmendur si mundësi uljen e akcizës ose të tatimit mbi vlerën e shtuar për derivatet e naftës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë