Loading…
Çmimet në Sarandë: Sa shpenzohet për apartamente dhe ushqime
  • 16/06/2019 | 20:12

Çmimet në Sarandë: Sa shpenzohet për apartamente dhe ushqime

Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon, shkruan Gazeta Metro.


Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.

Zonat si Lukova, Borshi dhe Ksamili, Himara janë me të vërtetë të mrekullueshme me plazhe të bukura dhe një det  ëndrrash. Disa plazhe janë krejtësisht të virgjër, ndërsa të tjerët të ofrojnë të gjitha shërbimet.

Çmimet e dhomave dyshe në këtë pjesë sillen nga 20 deri në 60 euro, hotele këto që ofrojnë apartamente të rregulluar mjaftë mirë dhe që mund të ndjeheni rehatin, të gatuani, të pastroheni, të keni kondicioner brenda dhe pamje të bukur nga deti.

Për ata që duan luksin dhe kanë mundësit, Saranda ofron edhe hotele më ekskluzive dhe me pamje të veçantë që shkojnë deri në 200 deri në 300 euro për natë, shkruan Gazeta Metro.

Ndyrshe, në Sarande ushqimi është pika e fortë që ofron shije tipike mesdhetare nga kuzhina shqiptare, greke dhe italiane.

Ushqime deti për të gjithë ata që duan, ushqime kosovare dhe shume gjëra të tjera, çmimet nuk kanë dallim nga ato që janë në Kosovës.

Njëjtë qëndrojnë edhe pijet, pabet e natës, çadra në plazh, parkingu i veturës me çmime të njëjta dhe jo të shtrenjta.

Një pizza në Sarandë kushton nga 300 lekë deri në 800, një byrek kushton nga 100 lekë deri në 150, një file pule nga 450 deri në 600 lekë, një pasta nga 450 – 800, një ujë 70-100 lekë, një birrë nga 100 lekë deri në 500 lekë e shumë produkte të tjera ushqimore që nuk kanë ndonjë çmim ekskluziv nga ai në Kosovë.

Si të shkoni në Sarandë?

Saranda ndodhet në jug të Shqipërisë dhe mënyra më e lehtë për të shkuar nga Italia është anija. Ka tragete që dalin nga porti i Brindisit që mbërrijnë në Vlorë, një port që është vetëm disa kilometra larg Sarandës. Udhëtimi zgjat një natë.

Për një udhëtim më të shpejtë, por me më shumë ndalesa, mund të zgjidhni avionin, permes Aeroportit Ndërkombëtar të Shqipërisë “Nënë Tereza”. Kur të arrini në aeroport mund të merrni me qira një makinë ose të përdorni autobusët për të arritur në destinacionin tuaj../gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë