Loading…

Çmimi i derivateve për sot: Lirohen pak nafta dhe benzina

  • 23/07/2022 | 09:42

Çmimi i derivateve për sot: Lirohen pak nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës, i cili vlen për 24 orët e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.


Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

Për secilin produkt të naftës:

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.71 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.56 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 23/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë