Një raport i fundit rreth çmimeve të gazit natyror tani në tregun botëror dhe dështimin e Rusisë për të shantazhuar Europën me të, përsëri e çel temën kontroverse të refuzimit nga qeveria së Kosovës për diversifikimin e burimeve të energjisë në Kosovë. Shto kësaj edhe skandalet e fundit me KEK dhe ambasadorin kosovar Maritn Berishaj ky lëshim bëhet edhe më therës, shkruan Gazeta Metro.
Metro që kishte raportuar asokohe për refuzimin e këtij grantit amerikan prej 200 milionësh për infrastrukturën e gazpërçuesin nga qeveria e Kosovës, njëri prej vendimeve më kontroverse të qeverisë Kurti sot është edhe me i rëndë në peshë pas skandaleve në KEK, pas arrestit të drejtorit të Nagip Krasniqi, eksponent i partisë në pushtet ky.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për furnizim me energji elektrike me çmime të tmerrshme në treg ka lëkundur aftësinë vendimmarrëse të kësaj qeverie së paku, ose edhe siç pretendohet nga opozitarë të motiveve të përfitimit po ashtu.
Ish kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, duke iu referuar raporteve të fundit për çmimet e gazit natyror në treg tani që po bien në atë të periudhës para periudhës kur Rusia nisi të manipulonte me synim të destabilizimit të qëllimshëm për arsye politike, shkroi në Twitter se tani si asnjëherë më parë nuk është më evidente se çfarë përfitimi do të kishte granti i agjencisë amerikan MCC prej 200 milionë dollarësh, për ekonominë dhe qytetarët kosovarë.
“Kosova lëshoi një mundësi të madhe gjeostrategjike kur refuzoi grantin 200 milionë dollarë për infrastrukturën e gazit dhe investime të gjenerimit të energjisë (kombinuar me 150 milionë euro hua nga Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.
Kosovo missed a great (geo)strategic opportunity when it rejected US government $200million grant for gas infrastructure and power generation investments (combined with €150million EBRD loan). https://t.co/dhB5giehuK
— Petrit Selimi (@Petrit) May 19, 2023
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë për konsumatorët kosovar është rritur dy herë brenda mandatit të kësaj qeverie./gazetametro.net