Loading…

Çmimi i naftës në Kosovë shtrenjtohet sërish, sot 1.89 euro për litër

  • 08/04/2026 | 14:09

Çmimi i naftës në Kosovë shtrenjtohet sërish, sot 1.89 euro për litër

Nafta sot në Kosovë shitet për një cent më shtrenjtë se dje. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi tavan i lejuar për naftën sot është 1.89 euro për litër.


Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje krahasuar me çmimin e djeshëm të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ndërkaq çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë.

Në vendimin e publikuar të mërkurën, çmimet maksimale janë 1.89 euro për litër të naftës, ndërkaq 1.46 euro për litër të benzinës.

“Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 08.04.2026: Nafta (dizel): 1.89 euro/litër, Benzina: 1.46 euro/litër; Gas: 0.77 euro/litër”, ka njoftuar ministria.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës tha se rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare “mund të jetë një reagim afatshkurtër”.

Të martën çmimi i naftës ishte 1.88 euro për litër, 1.46 për benzinë dhe 0.74 euro për gas.

Pas arritje së armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese.

Kryetar i shoqatës së natareve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ka sjellë pak qetësi në tregjet e naftës, por ka shtuar se ky mund të jetë reagim afatshkurtër. Tutje ka deklaruar se vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Nafta pati nisur të shtrenjtohet në nivel bote qëkur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit nisën luftën në Iran. Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë