Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, ka thënë se gjatë kohës kur kishte qenë drejtor sportiv i Prishtinës kishte qenë i interesuar për çmimin e anësorit të Chelsea, Mykhailo Mudryk, transmeton Gazeta Metro.
Mudryk gjatë këtij afati kalimtar të janarit u transferua nga Shakhtar Donetsk te ‘Blutë e Londrës’ për një shifër marramendëse prej 89 milionë funteve.
Por, para disa viteve Arbnor Morina thotë se çmimi i tij kishte qenë dhjetë milionë euro. Këtë e kishte mësuar pas një bisede me trajnerin e Shakhtar Donetsk U21, pasi që i kishte lënë shumë përshtypje futbollisti.
”Për pak ka pasur të vijë në Prishtinë, por çmimi ke i lartë. Ka qenë histori interesante pasi që ka luajtur një ndeshje kundër Prishtinës kur kemi qenë në Antali në përgatitje si djalë i ri. Por, ka rënë në sy si futbollist që përgjatë 90 minutave tërë kohë ka qenë në lëvizje.”
”Si 17-18 vjeçar luante për Shakhtar Donetsk U21 dhe në atë kohë e ka pasur çmimin 10 milionë euro. Shkova të bisedoj me trajnerin e tyre pasi në atë kohë kam qenë drejtor sportiv dhe më interesoj ta shikoj se çfarë lojtari është,” ka thënë ai në emisionin sportiv ‘Ekipi A’ në ATV.
22-vjeçari ukrainas të shtunën debutoi në Premier League kundër Liverpool dhe për rreth 40 minuta sa luajti pati një paraqitje mjaft të mirë. /gazetametro.net
Arbnor Morina konfirmon ofertën nga FFK për përzgjedhës te Kosova U17