Loading…

Ç’ndodhi kështu: Futbollistet e Mitrovicës mposhten me rezultat të pabesueshëm nga Wolfsburgu

  • 11/09/2019 | 20:13

Ç’ndodhi kështu: Futbollistet e Mitrovicës mposhten me rezultat të pabesueshëm nga Wolfsburgu

Ekipi futbollistik i femrave, Mitrovica, ka pësuar humbje të thellë nga Wolfsburgu në 1/16′ e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e parë të zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, KFF Mitrovica pësoi humbje 0-10 nga Wolfsburgu.

Harder me tri gola, Claudia Neto dhe Maritz me nga dy dhe Rauch, Huth dhe Minde me nga një, i siguruan Wolfsburgut një fitore të madhe në Prishtinë.

Kjo fitore e gjermaneve ia shuan edhe shpresat mitrovicaseve për një kalim tutje. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 25 shtator në ‘AOK Stadion’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë