Loading…

CNN shkruan për artistin shqiptar dhe veprën e tij madhështore

  • 24/03/2017 | 09:29

CNN shkruan për artistin shqiptar dhe veprën e tij madhështore

CNN i ka dedikuar një artikull artistit shqiptar Saimir Strati, për mozaikun e Nënës Terezë.


Nëse keni menduar se kopsa janë të krijuara vetëm për të mbajtur së bashku letrat atëherë mendoni përsëri pasi që, mozaiku më i madh në botë në librin e Guinnes është i krijuar me rreth 1.5 milionë kopsa teli, shkruan CNN, përcjell KultPlus.
Mozaiku është një portret i Nënës Terezës dhe po qëndron në Muzeun Kombëtarë të Kosovës në Prishtinë. Artisti shqiptar Saimir Strati, ka thënë së është inspiruar nga kriza e refugjatëve gjersa e ka krijuar portretin e Nënë Terezës duke buzëqeshur.

saimir-strati-650x358

“Unë e kam ditur që dëshirojë që të krijoj diçka me tel kur i kam parë lajmet në lidhje me fluksin e refugjatëve. Unë kam parë shumë kopsa që janë përdorur për të kapur letrat në samitin G-20. Mirëpo ato letra kanë akoma shumë punë për të sjellë paqe dhe një jetë më të mirë në botë”, janë fjalët e Saimir Stratit të cituara nga CNN. Kurse shkrimi vazhdon duke treguar se artisti punën e kishte filluar në nëntor, pak kohë pas shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe sqaron se ky nuk është rekordi i parë i artistit, pasi që ai ka edhe mozaikë të tjerë më të cilët ka thyer rekorde. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë