Samiti i NATO’s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, transmeton Gazeta Metro.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë është parë në disponim të mirë duke biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.
Johnson dëgjohet duke thënë në turqisht ‘Çok guzel’.
Në Samit do të flasë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Erdogan insiston që Suedia dhe Finlanda të mos i bashkohen NATO-s, pasi sipas tij dy shtetet po strehojnë zyrtarë dhe anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, parti kjo që është në listën e organizatave terroriste nga Turqia.
Më poshtë keni momentin kur Biden dhe Johnson qeshin me Erdogan. /gazetametro.net
WHAT’S GOING ON HERE? pic.twitter.com/QHNUdVllpD
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) June 29, 2022