Loading…

Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta

  • 25/11/2022 | 08:01

Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta

Pasta Raffaello është një ëmbëlsirë e shijshme, e frymëzuar nga pralinat më të famshme të kokosit dhe çokollatës.


Nevojiten:

▪ 5 dl qumësht
▪ 3 pudingë vanilje
▪ 200 g sheqer pluhur
▪ 200 g kokos
▪ 100 g lajthi të bluara
▪ 100 g lajthi të pjekura (të plota)
▪ 50 g çokollatë
▪ 200 g margarinë
▪ kokos për petëzim

Përgatitja:

Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.

Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.

Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.

Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë