Loading…

Çollaku: Marrëveshja pa njohje, opsion i rrezikshëm për Kosovën

  • 07/06/2021 | 08:46

Çollaku: Marrëveshja pa njohje, opsion i rrezikshëm për Kosovën

Opinionisti Bekim Çollaku që ishte edhe këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, patjetër duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të dyja palëve.


Referuar deklaratave të fundit të emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, se SHBA mbështet modalitet të marrëveshjes, edhe pa njohje, Çollaku thotë se çdo epilog tjetër i këtij procesi, përveç me njohje, do ishte i dëmshëm për Kosovën dhe jo vetëm.

”Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, patjetër që duhet të përfundoj me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.

”Çdo epilog tjetër i këtij procesi do të ishte i dëmshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë stabilitetin në Ballkanin perëndimor. SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm në këtë proces. BE në anën tjetër është ndërmjetësuesi formal i këtyre negociatave, që synim ka arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Si përfundim, duhet të jemi të vetëdijshëm se BE dhe SHBA duan marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe pranueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

”Por, nuk janë ata që përcaktojnë përmbajtjen e marrëveshjes dhe kompromisin eventual”.

”Prandaj, atyre nuk iu pengon edhe skenari i arritjes së një marrëveshje e cila nuk rezulton me njohje reciproke për aq kohë sa dy palët pajtohen. Por ky opsion është tepër i keq dhe i rrezikshëm për Kosovën. Duke qenë i tillë, nuk duhet të merret në konsideratë fare”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë