Loading…

Conte kërkon diçka tjetër, nuk mjafton fitimi i trofeve për të vazhduar tutje

  • 06/05/2021 | 12:30

Conte kërkon diçka tjetër, nuk mjafton fitimi i trofeve për të vazhduar tutje

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se dëshiron garanci nga Suning përpara sezonit të ardhshëm.


Trajneri i Nerazzurrit është interesuar për të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza, kjo pasi kontrata e tij skadon në qershor të 2022.

Conte i dha fund dominimit të Bianconerëve në Itali duke ndihmuar Interin të fitojnë Scudetton e tyre pas 11 viteve, por raportimet në Itali pretendojnë se trajneri mund të mos qëndrojë për sezonin e ardhshëm.

Ai deklaroi se do të vendosë për të ardhmen e tij kur të vijë koha e duhur: “Le ta shijojmë këtë moment, do të ketë kohë për të biseduar së bashku, me Presidentin dhe drejtorët, për të zgjedhur rrugën për Interin.”

Drejtuesit e klubit dhe Conte do të takohen për të vendosur përfundimisht të ardhmen e teknikut italian, raporton Tuttosport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë