Loading…

Conte kërkon transferimin e Bale para Hazardit te Tottenham

  • 10/11/2021 | 19:06

Conte kërkon transferimin e Bale para Hazardit te Tottenham

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte thuhet se i ka thënë presidentit Daniel Levy të nënshkruajë me Gareth Bale para Eden Hazard.

Të dy lojtarët kanë dështuar te Real Madrid këtë sezon, me trajnerin Carlo Ancelotti që preferon dy brazilianët, Rodrygo dhe Vinicius Junior para tyre, transmeton lajmi.net.

Tottenham shkarkoi Nuno Espirito Santos dhe pastaj punësuan Conten dhe me ardhjen e teknikut italian, priten disa transferime të reja.

Sipas OkDiario, Conte ka hedhur poshtë mundësinë për të pasur në skuadër Hazardin, kjo pavarësisht që Levy dëshiron ta rikthejë belgun në Londër.

Thuhet se Conte dëshiron ta transferojë Bale në verë si agjent i lirë, meqenëse ky i fundit edhe ka qenë vitin e fundit te Spurs.

Në rast që Tottenham dëshiron blerjen e uellsianit në këtë afat kalimtar të janarit, atëherë gjiganti anglez do duhet të paguajë një vlerë që e përcakton klubi madrilen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë