Loading…

Conte nuk e komenton situatën me Tuchel: Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij

  • 14/08/2022 | 20:35

Conte nuk e komenton situatën me Tuchel: Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij

Chelsea dhe Tottenham Hotspur ndanë pikët sot në një ndeshje tejet interesante dhe të tensionuar në ‘Stamford Bridge’. Protagonistët kryesor pas takimit ishin trajnerët, Antonio Conte dhe Thomas Tuchel. Conte nuk ka dashur ta komentoi situatën lidhur me përplasjen me gjermanin dhe ka folur vetëm për rrjedhojën e sfidës, transmeton Gazeta Metro.


Italiani në intervistën pas ndeshjes deklaroi se nuk është gjëja më e rëndësishme, ajo çfarë ndodhi me Thomas Tuchel dhe nëse ka ndonjë problem është vetëm mes tij dhe ish-trajnerit të PSG’së.

”Nuk dua të komentoj situatën me Tuchel, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij. Është normale të vish këtu dhe të vuash, por në të njëjtën kohë ne krijuam shanset për të qëndruar në lojë,” tha ai.

Ndër të tjerash 53-vjeçari lavdëroi paraqitjen e kundërshtarit dhe pret nga ekipi i tij të performojnë edhe më mirë në vazhdim të sezonit.

”Chelsea tregoi se është një ekip vërtet i mirë. Krahasuar me sezonin e kaluar ne dolëm më mirë, por nëse duam të krijojmë probleme për Chelsean në tabelë ne duhet të jemi më mirë. Ishte një lojë e vështirë për të dyja skuadrat dhe ne përpiqemi në çdo ndeshje të jemi konkurrues,” tha ai.

Siç bëhet e ditur si Conte ashtu edhe Tuchel janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari, Anthony Taylor dhe pritet të merren masa disiplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Të dyja skuadrat tani kanë nga katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League. Spurs janë vendin e katërt, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel në pozitën e shtatë pasi kanë gol diferencë më të dobët. /gazetametro.net

Ja çfarë thotë Tuchel pas përleshjes me Conten, kritikon edhe gjyqtarin e ndeshjes

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë