Loading…

Conte për Eriksen: Ishin momente të tmerrshme, uroj të jetë i qetë pastaj futbolli vjen më vonë

  • 22/06/2021 | 08:22

Conte për Eriksen: Ishin momente të tmerrshme, uroj të jetë i qetë pastaj futbolli vjen më vonë

Trajneri Antonio Conte ka folur lidhur me situatën në të cilën u ndodh mesfushori Christian Eriksen.


Mesfushori ra në tokë pa ndjenja gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë dhe për disa minuta luftojë për jetë, por fatmirësisht në fund shpëtojë, transmeton lajmi.net.

Eriksen dhe Conte kanë punuar një vit e gjysmë, ku fituan edhe Scudetto.

Tekniku italian i ka uruar Eriksenit shërim sa më të shpejtë.

“Ishin momente të tmerrshme që fatkeqësisht i pashë i vetëm. Sytë shumë të hapur, isha shumë i sëmurë. Tani është e rëndësishme të jesh me familjen tënde, duhet të falënderojmë të gjithë që intervenuan ta shpëtojnë. I uroj të jetë i qetë dhe të shijojë jetën, pastaj futbolli vjen më vonë”.

Ndërkohë, Conte ishte pranë të bëhet trajner i Tottenham, por marrëveshja dështoi në fund, ngase trajneri nuk u impresionua nga projekti sportiv i klubit anglez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë