Loading…

“Copë Copë” rikthehet me 8 mars, si revoltë kundër dhunës ndaj gruas

  • 04/03/2017 | 16:14

“Copë Copë” rikthehet me 8 mars, si revoltë kundër dhunës ndaj gruas

Është dhënë premierë në vitin 2015-të, por do të rikthehet në skenë pikërisht me datën 8 mars, si revoltë për ditën e gruas.


Është kjo shfaqja “Copë Copë” me regji të Zana Hoxha – Krasniqit, e cila do të ndajë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre.

Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapësirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që ato kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Kjo shfaqje është punuar nga dramaturgia Blerta Zeqiri dhe nën regji të Zana Hoxha Krasniqi. Ndërsa artistët që do t’i paraqesin mbijetueset e dhunës dhe luajnë në këtë shfaqje janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.

Shfaqja do të jepet më 8 mars në Teatrin Oda, duke filluar prej orës 20:00, e për të gjithë të interesuarit hyrja është falas. /gazetametro.net

artpolis___cope_cope

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë