Loading…

COVID-19: Mbi 10 mijë raste aktive në Kosovë

  • 13/11/2020 | 16:02

COVID-19: Mbi 10 mijë raste aktive në Kosovë

Në javën e fundit në Kosovë janë regjistruar numër shumë i lartë i rasteve me Covid-19 duke shënuar rekorde dhe rritur shqetësimin, se masat kufizuese nuk po respektohen sa duhet, kjo ka shtyrë autoritetet përkatëse që të ashpërsojnë masat, shkruan Gazeta Metro.


Vetëm sot në Kosovë janë shënuar 963 raste, numër ky rekord që nga fillimi i pandemisë dhe janë shënuar 13 viktima në 24 orët e fundit.

Me rastet e sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 10 mijë personave, më saktë janë 10.191 raste aktive..

Nga kjo shifër alarmante, gjysma e rasteve aktive janë në Prishtinë, ku është kryer edhe numri, dukshëm më i madh i testimeve.

Sot, IKSHPK-ja njoftoi për 13 të vdekur e 963 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 27.851, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në 797.

Nga sot, në Kosovë fillon zbatimi i masave të reja ku kufizohet lëvizja e qytetarëve nëpër disa qytete, gastronomia ka orar të veçantë dhe shumë masa të tjera.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë