Loading…

COVID-19 në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e fundit

  • 26/01/2022 | 18:37

COVID-19 në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5.779 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.562 qytetarë. Ditën e djeshme, rastet e reja ishin mbi 2.100.


Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona me COVID-19, ndërsa 1.642 janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 671. Janë 23.419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Kruja 65-vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71-vjeçe, një qytetar nga Saranda 74- vjeç, një qytetar nga Elbasani 85-vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 252.577 raste pozitive, prej tyre 225.835 janë shëruar, 23.419 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.323 pacientë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë