Loading…

Covid-19, varianti Delta 60% më përhapës

  • 12/06/2021 | 22:00

Covid-19, varianti Delta 60% më përhapës

Varianti Delta i koronavirusit, tashmë dominues në Britaninë e Madhe është 60% më përhapës se paraardhësi i tij në vend, sipas një studimi të publikuar sot, tre ditë nga njoftimi i vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimeve të fundit.


Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock kishte përmendur së fundi 40%.

Sipas këtij studimi autoritetet britanike (Public Health England), 42 323 raste (kundër 29 892 një javë më parë) të këtij varianti të identifikuar në Indi u zbuluan në Britaninë e Madhe, ku përbën më shumë se 90% të rasteve të reja.

Public Health England e konsideron megjithatë “inkurajuese” për të vërejtur se kjo rritje nuk shoqërohet me një rritje të shtrimeve në spital në të njëjtat përmasa. Rreth 1 000 pacientë me koronavirus ndodhen aktualisht në spitalet britanike.

“Të dhënat tregojnë se programi i vaksinimit vazhdon të zbusë ndikimin e këtij varianti në popullatat ku numri i njerëzve që kanë marrë dy doza vaksine është i lartë, nënvizon organi publik.

“Nëse vaksinimi, mbrojtja jonë më e mirë, zvogëlon rrezikun e sëmundjes serioze, ajo nuk e eliminon atë”, theksoi Jenny Harries, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore.

Vend i Evropës më i prekur me rreth 128 000 të vdekur, Britania e Madhe ka ndërmarrë një fushatë masive vaksinimi, që ka mundësuar administrimin e dy dozave tek më shumë se 77% e të rriturve në gjashtë muaj. /AFP/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë