Loading…

Cramon: Është shumë e rëndësishme përfshirja e SHBA’ve në dialogun Kosovë-Serbi

  • 07/06/2021 | 13:34

Cramon: Është shumë e rëndësishme përfshirja e SHBA’ve në dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se është shumë e rëndësishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.


Këtë deklaratë Von Cramon e tha pas vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë e Serbi.

“Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tash mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtetë ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, thotë Von Cramon për ‘Kosovo Online’.

“Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”, shtoi ajo.

Palmer gjatë vizitës së tij në Kosovë njoftoi se SHBA-të nuk do të jenë palë në tavolinën e dialogut, por do të ndihmojnë Lajçak dhe ekipin e tij për një ndërmjetësim sa më të lehtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë