Loading…

Cramon flet në emër të BE dhe SHBA, pa e pyetur askush: Malin e Zi nga Djukanovic do ta shpëtojë Abazovic

  • 12/11/2021 | 19:02

Cramon flet në emër të BE dhe SHBA, pa e pyetur askush: Malin e Zi nga Djukanovic do ta shpëtojë Abazovic

Viola von Cramon kërceu edhe në Mal të Zi e gëzua fort që nisma Ura dhe Dritan Abazovic paskan mbështetjen e SHBA’së dhe BE’së për të çliruar Malin e Zi nga korrupsioni dhe krimi. Madje edhe fajtorin sipas saj e tregoi diplomati amerikan Gabriel Escobar, është Presidenti Milo Djukanovic dhe tani Abazovic mundet të punojë në këtë drejtim. Telashi është se njoftimi i ambasadës amerikane nuk e tha këtë dhe nuk i lejohet një diplomati të tejkalojë kompentencat e veta. Një interpretim i pamatur ky nga zonja eurodeputete që shkon aq larg e të lartësojë Dritan Abazovic ‘shpëtimtarin’ që nuk ishte në qendër të vëmendjes në takimet e Emisarit Amerikan Escobar në Mal të Zi, lëvizja e tij i ka 4 ulëse në kuvendin malazez edhe atë si koalicion madje, transmeton Gazeta Metro.


“Mesazhi nuk mund të ishte më i qartë – presidenti i Malit të Zi, dhe DPS janë drejtpërdrejtë përgjegjës për shtetin e kapur dhe korrupsion e lartë. Duhet të vazhdohet me luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Lëvizja Ura dhe Dritan Abazovic kanë mbështetjen e plotë të BE’së” ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ky e pa këtë mesazh e nga nxori këtë përfundim është mjaft e paqartë pasi nuk cekej e nuk kishte eksplicite asgjë në atë njoftim për të cilin u ekzaltua aq shumë eurodeputetja gjermane.

Të njëjtin mesazh sekretari për Euro-Azi në Departamentin e Shtetit Amerikan e pati edhe me Zdravko Krivokapic, kryeministrin si dhe kryetarin e kuvendit malazez, Aleksa Becic. Nuk u pa Abazovic askund në ato takime dhe nuk paraqitej si figura kyçe siç e përcaktoi eurodeputetja. Këta janë partnerët epror të koalicionit me partinë e Abazovic. E kur dihet se kjo qeveri po lëkundet në themele e përflitet hapur se mund të bie, intervenimi i saj nga ofsajdi atje është i habitshëm.

“Gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi në vizitën e tij të parë si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka theksuar shqetësimin për korrupsionin e madh në vend dhe ka inkurajuar Malin e Zi të vazhdoj të ketë rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale” shkruhej në njoftim e ambasadës amerikane në Podgoricë për këtë takim.


Eurodeputetja gjermane është përqeshur e tallur në Serbi shpesh, as në Kosovë nuk ka shpëtuar nga kritikat për një anim të hapur për një krah politik që ajo e sheh si reformues, por po shtohen mëdyshjet se më tepër është ideologjik.

Kur Escobar vet kishte tërhequr vërejtjen Malit të Zi për qasjen jo perëndimore të qeverisë së re dhe i kishte paralajmëruar se ka shumë dyshime në NATO për ta, sektor i sigurisë ky të cilin e mbikëqyr zëvendës kryeministri Abazovic, nuk kishte reagim nga Von Cramon.

Kur e gjithë BE’ja e kritikonte kryeministrin Kurti për ndërhyrjen në Veri si rrezikim i procesit të dialogut ajo e mbrojti me arsyetimin e njejtë si të vet kryeministrit kosovar, luftimin e krimit. Vet kryediplomati europian i BE’së Borrell ishte shënjestër e saj. Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, që është shefi i Escobar e mbështeti Borrell dhe kanë deklaratë të përbashkët si SHBA dhe BE rreth dialogut dhe pro zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.

Asnjë fjalë nga Cramon për këtë çështje.

Në Serbi trajtohet edhe më keq zonja Viola von Cramon, hapur e tallin dhe e përqeshin si dashnorja e Kurtit siç kishte bërë ambasadori serb në SHBA, Marko Djuric, ndërsa të premten ishte radha e kryetarit të kuvendit serb Ivica Dacic që nuk ofendoi aq keq por e thumboi për rrotull si burokrate që nuk e pyet kush dhe flet përtej kompetencave të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë