Loading…

Cristiano Ronaldo: Një Investim perfekt

  • 13/02/2020 | 15:25

Cristiano Ronaldo: Një Investim perfekt

Kampioni italian e tronditi opinion sportiv kur pagoi 100 milionë euro për transferimin e atëherë 33 vjeçarit Cristiano Ronaldo, kur dihet se për futbollistët në atë moshë nuk do të ndaheshin as e dhjeta e asaj shume, derisa Jujventus ka dyfishuar çdo kontratë komerciale që e ka, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, një vit e gjysmë pas atij transferimi shifrat tregojnë një gjë – ishte një investim gati i përkryer.

Juventus ka zgjatur kontratën e sponsorimit me kompaninë Allianz deri në vitin 2030. Sipas kësaj marrëveshje “Zonja e vjetër” nga Torino do të përfitoj 103 milionë euro, respektivisht 10 milionë në vit. Prezenca e Ronaldo’s ishte faktor kyç për arritjen e marrëveshjes , e Allianz nuk ishte e vetmja që vlerësoi se tani është koha më volitshme për të u reklamuar përmes Juventus.

Kompania Adidas nuk dëshiron tani të mbetet pa marrëveshje me Juventus, ka ofruar dyfishin e marrëveshjes së deri tanishme, rritje nga 23 milionë në 51 milionë euro.

Juventus po përfiton mjaft nga brendi CR7 që prej ardhjes së tij në Torino, vetëm nga shitjet e fanellave ka përfituar 100 milionë euro.

Nëse dikush mendon se italianët kanë paguar shtrenjtë për 51 golat dhe 13 asistimet e Ronaldo sa ka bërë ai në 71 ndeshje, nëse pyetni divizionin e financave aspak nuk do të pajtoheshin me ta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë