Loading…

Cristiano Ronaldo sfidon të gjithë: Portugezi i bën 142 pompa për 45 sekonda

  • 05/04/2020 | 20:26

Cristiano Ronaldo sfidon të gjithë: Portugezi i bën 142 pompa për 45 sekonda

Nëse thënia ‘mosha është vetëm numër’, atëherë kjo vlen më së shumti për sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Metro.


Duke marrë parasysh mungesën e ndeshjeve të futbollit dhe qëndrimin në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit, Ronaldo ka sfiduar të gjithë për ushtrime fizike.

Sulmuesi i Juventusi së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke sfiduar të gjithë për t’i thyer rekordin atij për pompa. 35 vjeçari ka bërë 142 pompa për 45 sekonda.

“Po ju propozoj një sfidë, që të mund të qëndroni në formë. A mund ta thyeni rekordin tim. Më tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni?” – ka shkruar Ronaldo. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë