Loading…
Crvena Zvezda e fitoi ligën ABA dhe një ‘dënim’ nga ta
  • 25/04/2019 | 21:46

Crvena Zvezda e fitoi ligën ABA dhe një ‘dënim’ nga ta

Komisioni diciplinor i Ligës e ‘dënoi’ Crvena Zvezdën pasi ata e fituan ndeshjen finale Buducnost VOLI të Podgoricës dhe tani janë kampion dhe do të luajnë në EuroLigue, transmeton Gazeta Metro.


Përballja finale u mbajt në Beograd me 22 Prill dhe u përcjell me incidente të shumta, Crvena Zvezda doli fituese.

Ndeshja e pestë dhe e fundit që përcaktonte fituesin e kësaj lige rajonale, mes Crvena Zvezda dhe Buducnost VOLI nisi keq që nga fillimi, me provokime të shumta nga tifozët militant e famëkeq “Delije” të cilët ishin mjaft agresiv edhe para ndeshjes dhe hynë në parket e sulmuan lojtarin amerikan, dhe që detyroi ekipin mysafir të tërhiqen në zhveshtore dhe ndeshja u shty për një orë. Basketbollistët malazez u bindën për të u kthyer dhe ta vazhdojnë lojën.

Komisioni diciplinor i Ligës ABA i udhëhequr Sasa Pavlicic Bekic dënoi klubin e basketbollit serb Crvena Zvezda për siç thuhet “incidente të papara më parë, si hyrja e tifozëve në parket, pështyerja, fyerja dhe tentimi i sulmit të lojtarëve të ekipit mysafir”.

Nuk përmendet fare se në sallë “Delijet” sa mundnin thirrnin “Vritni Shqiptarët” pandërprerë.

Dënimi për Zvezda’n është 35 mijë euro, dy ndeshje pa publik dhe tre ndeshje ku si vendas u ndalohet publik tjetër përveq fëmijëve deri në 14 vjeç dhe grave.

Mediave serbe iu duket se Crvena Zvezda është dënuar rëndë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë