Ju keni parë njerëz që shtyjnë makina, kamion apo ndonjë automjet të rrugë, por duke shtyrë aeroplanin nuk keni parë, transmeton Gazeta Metro.
Epo kjo ngjarje ndodhi pikërisht në aeroportin Kolti të Nepalit.
Videoja e kësaj është bërë virale në rrjetet sociale. Avioni nuk ishte në gjendje të largohej nga pista pasi goma e pasme e avionit shpërtheu gjatë uljes.
Për shkak të kësaj, një aeroplan tjetër priste të ulej. Pastaj njerëzit duhej të shtynin avionin për të liruar pistën. Siç raportojnë mediat nepaleze, ngjarja ka ndodhur më 1 dhjetor./gazetametro.net
सायद हाम्राे नेपालमा मात्र होला ! pic.twitter.com/fu5AXTCSsw
— Samrat (@PLA_samrat) December 1, 2021