Loading…

‘Çudira nga Kosova’: Një vit pasi vdiq iu ngrit aktakuza

  • 15/01/2022 | 13:03

‘Çudira nga Kosova’: Një vit pasi vdiq iu ngrit aktakuza

Një vit pasi kishte vdekur L.K. i ishte ngritur aktakuza për vjedhje të shërbimeve nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.


L.K. kishte vdekur më 14 nëntor të vitit 2019, ndërkaq aktakuza i ishte ngritur më 24 nëntor të vitit 2020.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec, më 15 janar të 2021-ës e ka hedhur poshtë këtë aktakuzë pasi e ka pranuar certifikatën e vdekjes së L.K.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, marrë nga Gjykata e Rahovecit më 15 janar të vitit të kaluar, gjykata është njoftuar nga Policia e Kosovës, njësia në Rahovec, se L.K. ka vdekur, duke siguruar edhe certifikatën e vdekjes së të akuzuarit nga të afërmit e familjes së tij.

“Gjykata, pas marrjes së certifikatës për të akuzuarin, ka konstatuar se i njëjti ka vdekur më datë 14.11.2019, e që një fakt i tillë vërtetohet nga kjo certifikatë e lëshaur nga Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë