Loading…

Çudit Vjosa Osmani, paralajmëron padi ndaj kolegëve në LDK

  • 07/04/2020 | 23:08

Çudit Vjosa Osmani, paralajmëron padi ndaj kolegëve në LDK

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një paralajmërim për kolegët e saj partiakë, për të cilët thotë se po shpifin e po e ofendojnë.


Ajo ka paralajmëruar padi ndaj zyrtarëve të LDK’së, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga ato që ajo i ka cilësuar shpifje.

“Ka zyrtarë të lartë të LDK’së që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marre… Në mënyrë që të ofendojnë”, ka thënë ajo.

“Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore”, ka shtuar Osmani në KTV.

“Unë sot nuk mund të hesht sepse i kam dy vajza të vogla”, ka thënë nënkryetarja e LDK’së.

“Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime”, ka paralajmëruar Osmani.

“Nuk do të thotë që do të hesht. Përkundrazi. Do të tregojnë pse shpifin për mua. Pres që strukturat e larta të LDK të distancohen nga shpifjet e tilla”, ka thënë ajo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë