Loading…

Çuditë Buxhovi: Handke e meritoi Nobelin, juria nuk ndikohet nga fjalët e çajtoreve

  • 14/10/2019 | 22:00

Çuditë Buxhovi: Handke e meritoi Nobelin, juria nuk ndikohet nga fjalët e çajtoreve

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, ka komentuar çmimin Nobel që ju nda shkrimtarit kontrovers Handke, duke thënë se ai e meritoi Nobelin, transmeton Gazeta Metro.


Buxhovi ka thënë se juria mban përgjegjësi për ndarjen e çmimeve por sipas tij ata nuk ndikohen nga fjalët e çajtoreve.

“Sa kam unë informacione- sepse te ne flitet poshtë e lartë pa pasur informacione, juria nuk besoj se është e ndonjë niveli sat ë dëgjojë fjalët prej çajtoreve të ndryshme. Protokollet dhe vendimet 50 vite mbahen të mbyllura”, tha Buxhovi në ‘Debat Plus’.

Ai ka thënë se në vlerësimin për Letërsinë para se gjithash merret për bazë aspekti letrarë.

“Do të duhej të merrej parasysh edhe aspekti moral, por veprat e tyre shkrimtarëve janë përcaktuese”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Buxhovi thotë se çështja e vlerësimit të një shkrimtari është personale dhe sipas tij, Handke në letërsi e ka merituar Nobelin.

“Janë dëgjuar fjalë poshtë e lartë se ai është shkrimtarë mediokër. Ai është shkrimtar gjerman kur ka botuar libër në moshën 24 vjeçare dhe në atë kohë ka bërë bujë vepra e tij.

Shkrimtari thotë se Handke ishte një shkrimtar rebel dhe sipas tij ai e konsideronte komplot shkatërrimin e Jugosllavisë.

Ai kujton një përplasje që kishte pasur me Handke në një takim ndërkombëtarë ku thotë se e kishte prezantuar dokumente se Jugosllavia po shkatërrohej nga brenda e jo nga jashtë siç pretendonte tashmë fituesi i Nobelit për letërsi se Jugosllavia po shkatërrohej nga jashtë.

‘Edhe këto dokumente janë pjesë të komplotit. Nuk dua të dëgjoj më asgjë’, më tha dhe u largua demontrativisht nga takimi”, rrëfen Buxhovi përplasjen me Handke në vitet e ’80 në Bon./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë