Loading…

Çun Lajçi godet Ramushin: Sa naiv kisha qenë, tash e kuptova pse u fal Çakorri

  • 17/10/2020 | 22:03

Çun Lajçi godet Ramushin: Sa naiv kisha qenë, tash e kuptova pse u fal Çakorri

Aktori Çun Lajçi i ka reaguar lideri të AAK’së, Ramush Haradinjat, rreth privatizimit të tokave ku ky i fundit ka përfituar duke blerë me çmime 1 deri në 3 euro hektarin e tokë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Lajçi pas lajmit për përfitimet e Haradinajt në privatizimin e tokave në Kosovë, ka shkruar se tash e kupton pse iu fal Çakorri, Malit të Zi.

“Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!
Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë

Eh
Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!
Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!
Po mua para dy vitësh të “Ereniku”, fabrika e langjeve n’Gjakovë, roja m’tha a po don qumësht dhije?
Ku i ke dhitë e pyeta?
Mbrapa fabrikës, n’tokën e Dautit. Prej Gllogjanit deri këtu asht e tija dhe e Nasimit.
Mos ba propagandë i thashë dhe u çova!
– Prandaj menzi po pres me botua librin e ri, vazhdimin e “Bastardëve” “Shitsi i librave me vath t’verdhë”
Se u del tymi n’tana anë patriotave që e shliruen vendin për me ble tokën për nji pare!!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë