Loading…

Çuni e tregon më së miri se koalicioni PDK-LDK ka marr fund

  • 10/05/2017 | 12:53

Çuni e tregon më së miri se koalicioni PDK-LDK ka marr fund

Deputeti i LDK’së Anton Çuni, e ka bërë më së miri të qartë se qeveria Mustafa po rrëzohet.


Ai në fjalimin në seancën ku po diskutohet para votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj PDK’së dhe lidershipit të saj.

Ai i ka thënë kryeministrit Mustafa, se nuk e ka votuar atë në kohën kur ka marrë drejtimin e qeverisë se e ka ditur se me kë po bën koalicion, raporton gazetametro.net.

“Kryeminister, ju kam thënë se duhet të keni kujdes me kënd po e qeverisni vendin. Unë kam shpresu që do i arrini qëllimet. Ju përgëzojë për qeversjen. Por, ky mocion nuk është i opozitës”, ka thënë Çuni, duke aluduar se mocioni për rrëzimin e qeverisë është i përgatitur nga PDK.

Çuni ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në politikë, edhe pse e kishte menduar tërheqjen, dhe këtë po e bën shkaku i atyre që e udhëheqin PDK’në pasi siç ai ka thënë i njeh që nga lufta se sa frikacakë dhe të dobët janë.

“Isha i mendimit të terhiqesha nga politika sapo të perfundojë ky mandat. Por kur shoh hipokrizi nga njerëz që i njoh nga lufta, dhe i njoh sa janë të perkushtuar, që i njoh nga vijat e frontit, dhe i njoh se në ato situata kanë dështu. Para publikut paraqiten heronjë, por janë frikacakë”.

“Prandaj kam pasur dyshime kur është votuar kryetari i parlamentit, kur është votuar presidenti. Këta nuk janë njerëz që munesh me marr në ec me ta në rrugë. Këta të lënë në rrugë. Zotëri Veseli e Thaçi, ju jeni arsyeja pse do të qëndrojë në Kuvend”, ka thënë Çuni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë