Loading…

‘Çuti’ e ‘Zotëri Tërmkolli’: Avokati i VV’së, Tomë Gashi nuk pranon të kërkoj falje për ofendimin që kishte bërë

  • 05/04/2021 | 23:15

‘Çuti’ e ‘Zotëri Tërmkolli’: Avokati i VV’së, Tomë Gashi nuk pranon të kërkoj falje për ofendimin që kishte bërë

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se anëtari i PDK’së, Ardian Kastrati, duhet të kërkojë falje për postimin ofendues që ka bërë mbrëmë, por i njejti nuk pranoj të kërkojë falje për gjuhen seksiste e fyese ndaj Melihate Tërmkollit kohë më parë.


“Kastrati duhet të kërkojë falje për dy arsye. E para pasi mban post të profesorit në universitet. E dyta pasi mban postin e deputetit të Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë gazetari Parim Olluri ka kërkuar nga ai që të bëjë të njëjtën dhe të kërkojë falje për fyerjen që i kishte bërë para disa kohëve ish-anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Gashi e kishte quajtur Tërmkolli “Zotëri Tërmkolli”, në një fyerje që kishte marrë reagime edhe nga shoqëria civile.

Ndërsa në një rast tjetër i kishte thënë ‘çuti’.

“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.

Gjithsesi Tomë Gashi nuk u tërhoq dhe nuk kërkoi falje.

“Në atë moment që më ofendon dikush, unë ja kthej brenda atij minuti. Pas disa kohëve e harroj tërësisht atë dhe nuk merrna më me të”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë