Loading…

Dacic: Dialogu në një fazë të rëndësishme, të shqyrtohen të gjitha opsionet e ofruara

  • 05/09/2018 | 16:37

Dacic: Dialogu në një fazë të rëndësishme, të shqyrtohen të gjitha opsionet e ofruara

“Konsideroj se është e nevojshme të flitet hapur dhe të shqyrtohet seriozisht çdo opsion i ofruar, ku padyshim alternativa më e mirë është ajo me të cilën pajtohen të dyja palët në dialog”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha të mërkurën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është në një fazë të rëndësishme dhe se duhet të shqyrtohen seriozisht të gjitha opsionet e ofruara.

Dacic, në një takim joformal në Banja Llukë të ministrave të Jashtëm të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, tha se Serbia ka treguar gatishmëri për kompromis dhe propozime konstruktive, në mënyrë që të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, e qëndrueshme dhe afatgjate.

“Konsideroj se është e nevojshme të flitet hapur dhe të shqyrtohet seriozisht çdo opsion i ofruar, ku padyshim alternativa më e mirë është ajo me të cilën pajtohen të dyja palët në dialog. Mirëkuptimi dhe mbështetja e partnerëve tanë në këtë rrugë të sfidueshme mbeten shumë e rëndësishme”, tha Dacic, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Dacic po ashtu theksoi se “ritmi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, në masë të madhe, varet edhe nga dialogu i Beogradit me Prishtinën”.

Të premten në Bruksel, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, takohen për një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Së voni, ata kanë shpalosur edhe idenë për ndryshimin e kufijve si mundësi për zgjidhjen e problemeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë