Loading…

Dacic: Duam që dialogu të vazhdojë mbi bazën e propozimit franko-gjerman

  • 27/01/2023 | 14:26

Dacic: Duam që dialogu të vazhdojë mbi bazën e propozimit franko-gjerman

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka thënë sot se Serbia e ka dhënë qëndrimin zyrtar sa i përket propozimin franko-gjerman që sipas tij është një qëndrim “i qartë dhe i përgjegjshëm”.


Dacic ka thënë se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë dhe që diskutimet të bëhen në bazë të propozimit franko-gjerman, shkruan euronews, transmeton Express.

Ndërkohë ka përmendur edhe vijat e kuqe të Serbisë që sipas tij është anëtarësimi i Kosovës në OKB.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam pasur rastin të dëgjoj vlerësimet në Bruksel se Vuçiq është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, ka deklaruar Dacic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë