Loading…

Dacic e partia e tij SPS, ende e mbrojnë trashëgiminë e Milosevic

  • 14/08/2019 | 21:40

Dacic e partia e tij SPS, ende e mbrojnë trashëgiminë e Milosevic

Krye diplomati i Serbisë, Ivica Dacic, fillimisht i klasifikoi Bill Clinton e Madeleine Allbright si armiqtë më të mëdhenj të serbëve që nxiti Profesorin Daniel Serwer të deklaroj se vet Slobodan Milosevic ishte armiku më i madh i serbëve e tani partia e Dacic i doli në mbrojtje atij dhe Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.


“Serweri e kritikoi Dacic për diçka që Dacic nuk e kishte thënë, përzierjen në zgjedhjet amerikane, dhe injoroi atë që e tha ai, atë që Clinton e Allbright gjithsesi ishin përzier në ngjarjet në Serbi ashtu që siç tha e përzunë Milosevic  dhe i dhanë rastin Serbisë të shndërrohet në demokraci evropiane” shkruhet në njoftimin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Partia e Ivica Dacic shtoi se “nuk mund të pritet tjetër nga Serwer që është lobues i shqiptarëve në administratën amerikane”. Ata shtuan se “Që Slobodan Milosevic është armiku më i madh i popullit serb nuk e bind më askënd përveç Prishtinës”.

Ivica Dacic i kishte klasifikuar ish presidentin Amerikan Bill Clinton dhe Ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, Madeleine Allbright si armiqtë më të mëdhenj të serbëve ndonjëherë dhe kishte shtuar se do të nxiste serbët në Amerikë që të lobojnë për Presidentin Trump, që nxiti kritika të mëdha nga amerikanët për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhme presidenciale amerikane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë