Loading…

Dacic hidhërohet me Gent Cakajn: Të heq dorë nga ky veprim

  • 21/02/2020 | 10:12

Dacic hidhërohet me Gent Cakajn: Të heq dorë nga ky veprim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se pret që vendet udhëheqëse perëndimore të bëjnë presion me qëllim të ndikimit në Prishtinë dhe Tiranë që të ndërpritet fushatat e lobimit për pranim ndërkombëtar të Kosovës, që e kishte paralajmëruar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Ajo që kishte paralajmëruar Ministri Cakaj me 19 shkurt ishte vazhdimësi e praktikës së diplomacisë së përbashkët të Shqipërisë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


“Pres që vendet e mëdha perëndimore, ato të njëjtat që bëjnë presion tek ne për të ndaluar fushatën e tërheqjen e njohjeve të pranimit të Kosovës, të bëjnë e presionin e njëjtë në Prishtinë e Tiranë që të heqin dorë nga jo ide” ka thënë Dacic.

Dacic kishte theksuar se vetëm “një lëvizje e tillë do të ishte parimore dhe me përgjegjësi”, e shtoi se shpreson se edhe do të realizohet.

“Kjo që po planifikojnë Prishtina e Tirana është lëvizja e tyre e dëshpërimit për t’u përgjigjur në faktin se më pak se gjysma e anëtarëve të OKB’së e pranojnë Kosovën dhe se me vite asnjë shtet nuk e ka njohur si dhe nuk është anëtarësuar në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare” tha Dacic.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kishte vizituar Prishtinën me 19 shkurt dhe në takim me homologun e tij kosovar Glauk Konjufcën kishte shprehur gatishmërinë për vazhdimësinë e bashkëveprimit në fushën diplomatike dhe lobimin e përbashkët për njohje të Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë