“Kur i kam thënë Thaçit në vitin 2012 eja të gjejmë zgjidhje, më tha – hesht, po dëgjojnë ata lart… Ata lart tash po thonë që ne të merremi vesh”, ka thënë Dacic.
Ky është njëri nga shumë margaritarët e shefit të diplomacisë serbe, i cili, në një emision të TV Prva ka folur – siç thonë mediat serbe për gjithçka, transmetin gazetametro.net.
Duke folur për “zgjidhjen e situatës së Kosovës, ai ka përmendur Planin e Ahtisaarit, duke thënë se me të është paraparë që e tërë pasuria në Kosovë t’i takojë “shtetit të vetëshpallur”.
“Malo morgen”, ka thënë Dacic.
Në konstatimin se është i vetmi lider serb i cili ka pasur rastin të jetë në kontakt me presidentin amerikan Donald Trump, ai ka thënë se ia ka treguar fotografitë nga bilbordët në Serbi e Kosovë në të cilët ka shkruar “Trump, o serb!”.
Rreth bisedën me Iohn Boltonin, ka thënë se bashkëpunëtorit të presidentit Trump i është bërë me dije se çfarë mendon administrata e re mbi politikën e Clintonit dhe në përgjithësi të Partisë Demokratike në ShBA.
“Mendojnë më së keqi, thonë se ajo ka qenë politikë me autopilot. Për Trumpin nuk ka rëndësi as BE-ja, as OKB-ja, ai i zgjidh problemet në mënyrë bilaterale, në këtë segment kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare”, ka thënë Dacic./gazetametro.net