Loading…

Dacic i nervozuar: Serbët po tregojnë se ku janë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi

  • 02/10/2020 | 15:55

Dacic i nervozuar: Serbët po tregojnë se ku janë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic është shprehur i nervozuar me serbët derisa ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Dacic ka thënë se nuk di se çfarë të bënë me serbët të cilët po tregojnë se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë.

Ai ka thënë se serbët tani po flasin lloj lloj budallallëqesh dhe po ju tregojnë shumë informata shqiptarëve dhe kroatëve, sidomos në lidhje me varrezat masive të cilat janë shqiptarët e zhdukur.

“Lëreni ju amerikanët, gjermanët, turqit, çfarë të bëjmë ne me serbët? Që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj lloj budallallëqesh të ndryshme, e ju tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, tha Dacic i nervozuar në emisionin “Cirilica” në  “Tv Happy”, transmeton Gazeta Metro.

Dacic ka deklaruar po ashtu se disa serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët, pasi sipas tij nuk ka mundësi që dokumente sekrete në të cilat flitet për krimet e luftës dhe u realizuan nga shërbimi serb BIA, të bien në duart e njerëzve të UÇK’së.

Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur në Prishtinë, por rrjedhja e këtyre dokumenteve sekrete ka ndodhur në Beograd.

Gazetari Maric pyet: Të gjitha këto legjenda të zeza kanë dalë nga Beogradi?

“Tani jua them, shikoni atë misionin e Vlejko Odalovic për gjetjen e personave të humbur, që pak nga pak shkojnë e hulumtojnë disa lokacione, të cilat i raportojnë disa spiunë të caktuar. E disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ka mundësi që dokumentet nga shërbimet tona, nuk e di nëse është prokuroria, të përfundojnë në duart e UÇK’së”, tha Dacic, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni edhe videon tjetër ku Dacic flet rreth kësaj ngjarje.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë