Loading…
Dacic i quan ‘veprime vetëvrasëse’ përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol e UNESCO
  • 21/02/2019 | 08:42

Dacic i quan ‘veprime vetëvrasëse’ përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol e UNESCO

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic e ka quajtur veprim “vetëvrasës” synimin e serishëm të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, transmeton Gazeta Metro.


Dacic ka deklaruar dje se Kosova është paraqitur sërish të jetë anëtare e Interpolit e, sipas tij, është e mundshme edhe paraqitja për anëtarësim në UNESCO. Dacic, sipas medieve serbe, u ka thënë gazetarëve në Beograd se Serbia “po përgatitet për këtë luftë dhe Kosova do të humbë përsëri”.

“Nuk e kuptij këtë nevojë të Kosovës për veprime të tilla vetëvrasëse, Do të humbë me rezultat edhe më të keq”, ka thënë Dacic pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Burudnti, Ezekjel Nibizhir.

Nibizir ka thënë se në përgjithësi Burundi është “kundër secesionit”, prandaj ka marrë vendim (vitin e kaluar) për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ndërsa Dacic ka përmendur se ky shtet ka votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë