Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se të mërkurën më 16 gusht, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithse për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.
“Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të heqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha Ivica Daçiq në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë.
Ai ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë pikë e rëndësishme e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen.
“Kjo është mbledhje e rregullt, megjithqë fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit”, tha Daçiq.
Për shkak të interasave kombëtare, tha Dacic, Serbia duhet të jetë kujdesshme me shtetet mike Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxon të bëj lëvizje, të cilat do t’i rrënonin me raportet me to.