Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ka thënë sot se ia ka dalë që të pengojë shtimin në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka pretenduar se ka pasur premtimin e përfaqësuesve të Republikës së Irlandës që kjo mos të ndodhë, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar sot për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se Serbia ia ka dalë që çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ta shtyjë edhe për një kohë.
“Ia dolëm në synimin tonë që kjo të mos jetë nesër në rendin e ditës. Mengjesin e të nesërmes nga ora 09:30 mbahet mbledhja e Komitetit të ministrave dhe me rastin e miratimit të rendit të ditës do ta dimë a do të mbesë kështu siç është sot”.
Ai shtoi se përfaqësuesit e Irlandës kanë premtuar se kjo çështje nuk do të shtrohet në seancë dhe kështu ndodhi.
“Kjo natyrisht nuk do të thotë se nesër nuk do të shtrohet kjo çështje në seancë, por ka pak mundësi që kjo të ndodhë pa një përgatitje serioze” tha Dacic.
Kryediplomati serb Dacic shtoi se ka pasur komunikim intensiv me përfaqësuesit e Republikës së Irlandës dhe pretendoi se si kryesuese Irlanda nuk do të nisë procedurën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Euronews Srbija ka raportuar sot se anëtarësimi i Kosovës nuk do të jetë në agjendën e seancës së Këshillit të Evropës, por nuk ka përjashtuar mundësinë se kjo mund të ndodhë të enjten gjatë miratimit të agjendës. Megjithatë, kanë shtuar se gjasat janë të vogla sipas tyre.
Ministri serb Ivica Dacic kishte paralajmëruar që dje që Serbia do të nisin ‘kundërsulm diplomatik’ ndaj Kosovës dhe përpjekjeve për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, duku u thirrur në moratoriumin e Marrëveshjes së Washington që as vet nuk e respektojnë. Dacic ka pretenduar se kanë gati 9 çnjohje të Kosovës në çdo moment./gazetametro.net
Serbia përgatit ‘kundërsulm diplomatik’ ndaj Kosovës, pikërisht me 3 nëntor