Loading…

Dacic kundërshton Vucicin: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

  • 27/04/2018 | 10:41

Dacic kundërshton Vucicin: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

“Kjo Qeveri, ky kryetar i Serbisë, ky koalicion qeverisës, kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic.


Ai, duke folur në Kuvendin e Serbisë ka pyetur se çfarë është marrëveshja detyruese juridike nëse ajo nuk është vetë marrëveshja? “E çfarë është marrëveshje jodetyruese juridike, pra? Ne insistojmë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, citon “danas” të ketë thënë Dacic.

Duke folur për deklaratat e zyrtarëve të Kosovës se Asociacioni i Komunave serbe do të krijohet pas anëtarësimit të Kosovës në OKB ose pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese juridike, Dacic ka thënë:

“Kjo jo vetëm që nuk është thënë, por kjo është ikje nga mospërmbushja e detyrimeve të tyre”.

Sipas fjalëve të tij, “BE duhet të reagojë në deklarata të tilla që dëgjohen nga Kosova sepse duket se tash detyruese është ajo që e kemi nënshkruara para pesë vjetësh e kërkohen bisedime të reja”, transmeton koha.

”Kjo nuk është temë për tregti politike se a do të hyjmë në BE pas një, dy, tre ose më shumë vjetësh. Unë nuk ngurroj ta them këtë edhe publikisht. Bashkimi Europian është pikëpyetje edhe sa kohë do të ekzistojë, ndërsa Serbia do të ekzistojë përgjithmonë dhe duhet të kemi kujdes për interesat kombëtare e shtetërore”, ka thënë Dacic .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë