Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se e ka braktisur mbledhjen në Varshavë për shkak se shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini dhe nikoqirët tjerë nuk kanë reaguar në deklaratat e ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se serbët janë fajtorë për të gjitha luftërat në hapsirën e ish Jugosllavisë dhe për gjenocid.
“Pasiqë Mogerini dhe nikoqirët tjerë nuk reaguan në deklaratën e Hoxhaj, unë thash “nëse mundeni pa Serbinë, punoni” dhe e lëshova mbledhjen. Nuk e kam ndërmend t`i ndëgjoj ligjeratat e atyre të cilët kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Dacic gazetarëve në ministrinë e punëve të jashtme, duke folur për pjesëmarrjen në takimin vjetor ministror të grupit të Vishegradit dhe gjashtëshen e Ballkanit perëndimor, transmeton gazetametro.net.
Dacic tha se ka patur një polemikë të ashpër me Hoxhajn për arsye se ai ka reaguar në ekspozenë e tij në të cilin ka thënë se Kosova nuk mund të jetë e prezantuar si shtetet tjera.
Ai gjithashtu ka thënë se tregimet se Kosova shkon në BE janë “fatamorganë për publikun e Prishtinës” dhe se rruga europiane e Serbisë nuk është rruga europiane e Kosovës.
“Marrëveshja mbi stabilizim asocijimin të cilën e ka nënshkruar Kosova është MSA për territor, e jo për shtet. Atë MSA nuk e ratifikojnë shtetet anëtare, por vetëm Parlamenti europian, atje Kosova me të drejtë është shënuar me yllëz dhe fusnotë”, tha Dacic.
I pyetur që të komentoj deklaratën e nënkryetarit të Partisë socialiste të Serbisë, Branko Ruzic se Serbia do të hyj në BE pa Kosovën, Dacic tha: “Mendoj se as ai, e as dikush tjetër nuk e din se si dhe me çfar kushtesh Serbia do të jetë anëtare e BE-së”. /gazetametro.net